Bytyqi ironizon me pagën 7 mijë e 500 euro të Gani Jakupit: A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 10:57
Bytyqi ironizon me pagën 7 mijë e 500 euro të Gani Jakupit: A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, ka ironizuar sot me pagën që Gani Jakupi merr nga shteti i Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka pyetur nëse Gani Jakupi po arrin ta përmbyll muajin janar me pagën e tij “modeste” prej 7 mijë e 500 eurove.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi miq

Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj?

A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore? Si do ta përmbyll këtë muaj me këtë pagë simbolike që në vit është një shifër jo më pak se 90 mijë euro? Sigurisht është në hall të madh nga jeta e vështirë që po e bën.

Po besoj që kryeministri ynë është duke e menduar një zgjidhje si t’ia përmirësojë mirëqenien z. Jakupi, sepse sinqerisht ka nevojë për dorën e shtetit.

(Kosova Sot Online)