Sveçla: Për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 14:45
Sveçla: Për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot kanë qëndruar në Mitrovicën e Veriut, nga ku kanë deklaruar se provokimet dhe kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme është zotuar se akterët e këtij akti do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë.

“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste, të cilat nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Çfarëdo gjuhe e urrejtes ndëretnike, çfarëdo gjuhe që ndjellë dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë edhe më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online