Bie numri i lindjeve në Kosovë

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 10:23
Bie numri i lindjeve në Kosovë

Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje.

Ndërsa, sipas ASK-së në vitin 2021 në Kosovë linden 28 mijë e  549 fëmijë,  14 mijë 836 meshkuj dhe  13 mijë e 713 femra. E nëse i krahasojmë me lindjet e vitit 2023 del të jenë rreth 3 mijë fëmijë më pak.

(Kosova Sot Online)