Arrestohet një burrë në Mitrovicë, sulmoi dy gra

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 10:40
Arrestohet një burrë në Mitrovicë, sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dy femra.

“ Dhunë në familje. Mitrovicë 01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)