
Vitia njofton se së shpejti do të nisim edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi, ku tregoi disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023, transmeton "Kosova Sot Online".
“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, deklaroi ai.
Gjithashtu, ai tha që së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësore.
“Ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim”, potencoi ai.
(Kosova Sot Online)