Ministri gjerman do të takohet sot me Kurtin Osmanin dhe me Maqedoncin

  • E.k /
  • 05 February 2024 - 07:46
Ministri gjerman do të takohet sot me Kurtin Osmanin dhe me Maqedoncin

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sot do të pritet në takim nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Përveç me ta, Pistorius do të takohet edhe me homologun e tij në Kosovë, ministrin Ejup Maqedonci.

Takimi do të nisë në orën 13:30.

Ndërkaq në orën 15:00 Maqedonci dhe Pistorius do të  shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).

(Kosova Sot Online)