Sanduloviq: Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 09:33
Sanduloviq: Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtoj për në Londër, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sanduloviq ka shkruar se prapë Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n po abuzojnë me vajzën e tij.

“Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq.

Ditë më parë, Klara Sanduloviq ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kurse babai i saj, kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin.

(Kosova Sot Online)