Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë: Me sa e di unë, Gjermania nuk është e përfshirë në hetimet për Banjskën
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se me sa e di ai Gjermania nuk është përfshirë në hetime sa i përket sulmit terrorist të Banjskës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Sa i përket hetimeve, mesa e di unë Gjermania nuk është e përfshirë në hetime”, tha ai shkurt.
Më 24 shtator 2023 në Banjskë terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
(Kosova Sot Online)
