Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 14:48
Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Rudar, transmeton “Kosova Sot Online”.

Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë për tre orë do ta bllokojnë këtë pikë, për automjetet që shkojnë nga Kosova.

Edhe Qendra për Menaxhim Kufitare, e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.

(Kosova Sot Online)