Deputeti Muja i reagon BE-së për çështjen e dinarit

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 15:17
Deputeti Muja i reagon BE-së për çështjen e dinarit

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka reaguar pas deklaratave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, se Kosova po ndërmerr masa të njëanshme, sa i përket çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele, përcjell “Kosova Sot Online”.

Muja thotë se BE bën këto cilësime për Kosovën, kurse për Serbinë nuk ndërmarrin asnjë masë.

“Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njëanshme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë? Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)