Ramabaja çuditet me ambasadorët që po i bëjnë presion Albin Kurtit

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 21:25
Ramabaja çuditet me ambasadorët që po i bëjnë presion Albin Kurtit

Sadri Ramabaja është shprehur i çuditur me reagimin e ambasadorëve dhe presionit ndërkombëtar që po i bëjnë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për sa i përket dinarit serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja ka thënë se një reagim i tillë, siç thotë ai i menjëhershëm nuk kishte ndodhur as më 24 shtator kur një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në veri.

Sipas tij, ambasadoret po sillen sikur të jenë guvernatorë.

“Ambasadorët sillen sikur të ishin guvernatorë të Kosovës, në asnjë vend në Evropë ambasadorët nuk veprojnë kështu. Është rast i pashembullt”,ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se nuk po ndalohet dinari serb, por do të trajtohet si të gjitha valutat e huaja.

Tutje ai ka thënë se diplomacia po keqinformohet nga Beogradi për zhvillimet në Kosovë.

“Një pjesë e mirë e këtij shqetësimit të diplomacisë vije edhe si rezultat i keqinforimimit dhe keqinterpretimit deri në ekstrem të Beogradit”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)