Spajiq: Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 09:38
Spajiq: Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian

Presidenti i Malit të Zi, Milojko Spajiq, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përcjell “Kosova Sot Online”.

Spajiq, e ka përcjell një premtim të madh të dhënë nga nikoqiri francez.

“Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian”, i ka thënë ai radiotelevizionit të Malit të Zi.

“Macron e ka pranuar këtë nismë. Së pari ne do të punojmë në fushën e mbrojtjes, mandej ministrat e Shëndetësisë do të takohen në Paris për të punuar në pjesën e projekteve shëndetësore. Është edhe në kontekstin e infrastrukturës – zhvillimit të autostradave dhe hekurudhave, sikurse edhe ekologjinë. Presim zhvillime pozitive në marrëdhëniet bilaterale”.

(Kosova Sot Online)