Avokati serb që vizitoi varret e familjes Jashari, ndalohet prapë nga policia serbe

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 13:51
Avokati serb që vizitoi varret e familjes Jashari, ndalohet prapë nga policia serbe

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka treguar se përsëri është ndaluar nga policia serbe dhe është marrë në pyetje, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, përcjell “Kosova sot Online”.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq.

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

(Kosova Sot Online)