Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili ia shpërndau fotot nudo një gruaje

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 15:38
Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili ia shpërndau fotot nudo një gruaje

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin ‘’WhatsApp’’, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo, ku pasi që e njëjta nuk iu kishte bindur kërkesës së tij, i pandehuri i kishte shpërndarë fotografitë në rrjetin social ‘’Telegram’’.

“I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës së sipërshënuar penale”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)