Peter Stano i lidh zhvillimet e fundit me Planin e Rritjes: Frikësohemi se autoritetet në Prishtinë mund të mbesin jashtë

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 14:39
Peter Stano i lidh zhvillimet e fundit me Planin e Rritjes: Frikësohemi se autoritetet në Prishtinë mund të mbesin jashtë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë mund të mbesin jashtë përfitimeve të anëtarësimit në BE për shkak të sjelljeve të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në pyetjet e gazetarëve, Stano vuri theksin te Kosova dhe “vendimet e saj të njëanshme” javët e fundit.

“Ne nuk kemi frikë nga një status quo apo ndonjë ngërç. Ne nuk kemi frikë nga asgjë në këtë drejtim. Ne vetëm frikësohemi se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve nga procesi i anëtarësimit. Sepse fakti që ne po shohim të gjitha gjërat – që përmendet në pyetjen tuaj – dhe ndaj të cilave kemi reaguar në javët e fundit dhe sidomos nga ana e Kosovës – vendimet e njëanshme – që po rrisin shqetësimet tona dhe për mënyrën e sjelljes apo komunikimit që po bëjnë autoritetet në Prishtinë. Kjo krijon frikë nga ana jonë që Kosova mund të mbesë jashtë dhe të mbesë prapa”.

(Kosova Sot Online)