Arrestohet i dyshuari në Ferizaj, brenda 15 minutave tentoi të grabisë para në dy biznese

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 15:14
Arrestohet i dyshuari në Ferizaj, brenda 15 minutave tentoi të grabisë para në dy biznese

Më 5 shkurt, Policia në Ferizaj ka pranuar informacione se në një barnatore dhe në një dyqan frutash një person i maskuar dhe me armë ka tentuar të kryejë grabitje të parave por nuk ka arritur, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datën 05.02.2024 në orën 22:20 dhe në orën 22:35, në dy raste të ndara, policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar informatat, se në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’në Ferizaj, në një barnatore dhe në një dyqan frutash, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte tentuar të kryej grabitje të parave, mirëpo këto veprime nuk arrinë ti kryej dhe largohet në drejtim të panjohur.”

Ai është identifikuar dhe është arrestuar.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit policorë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) kanë rrethuar zonën dhe kanë filluar kërkimin e personit të dyshuar, për të dy rastet e grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa janë marrë të gjitha veprimet hetimore rreth ekzaminimit të dy vendeve të ngjarjes nga krimteknikët dhe hetuesit policorë. Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë, provave të gjetura (rrobat e tij), të cilat janë përdorur dhe përputhen me ato që kishte tentuar të kryej grabitjet, hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë, e më pas kanë arrestuar në shtëpinë e tij, të dyshuarin F.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, konkretisht në sektorin e hetimeve.”

“I dyshuari F.B, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa është i dyshuar edhe për disa vjedhje tjera që janë në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)