Hovenier: SHBA do të kishte qenë e gatshme të diskutonte me Qeverinë nëse do të ishim në dijeni të ndalimit të dinarit serb

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 15:19
Hovenier:  SHBA do të kishte qenë e gatshme të diskutonte me Qeverinë nëse do të ishim në dijeni të ndalimit të dinarit serb

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka deklaruar se pavarësisht faktit që vendimi për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që dikton përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa në Kosovë është marrë më 27 dhjetor 2023, por u njoftua janarin e ketij viti, Uashingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se nëse do të ishin në dijeni të miratimit të kësaj rregulloreje – që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa – SHBA-ja do të kishte qenë e gatshme të diskutonte me Qeverinë e Kosovës për sfidat e një vendimi të tillë.

“Nëse Qeveria ka qenë e shqetësuar për shkak të automjeteve të blinduara që kanë sjellë shuma të mëdha parash kesh dhe ka dashur të gjejë mënyra alternativa për ta bërë këtë në mënyrë që të ishte më pak e cenueshme, me shumë dëshirë do të kishim biseduar për ato çështje. Por nuk besoj se ka pasur bisedime të tilla”, u shpreh ai. Hovenier, përsëriti se SHBA-ja nuk konteston autoritetin e ekzekutivit kosovar e as atë të BQK-së, por ritheksoi se “jemi të shqetësuar për shkak të mënyrës se si Kosova synon ta zbatojë atë që mendojmë se nuk iu përgjigjet apo nuk merr parasysh ndikimin që do të ketë në komunitetin serb”.

Kryeministri Kurti duket u lëkund dhe pranoi se mënyra se si është komunikuar çështja e përdorimit apo ndalimit të dinarit serb, mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin.

“Edhe pse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar në një deklaratë me shkrim se zotohen të promovojnë fushata të komunikimit të cilat zgjidhin këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”,  tha ai një intervistë për trv 21.


(Kosova Sot Online)