Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili vdiq në rrethana të dyshimta

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 15:42
Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili vdiq në rrethana të dyshimta

Për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmë në Dragash, ku një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren, policia ka nisur hetimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Adner Berisha, 37-vjeçar nga fshati Buqe i Dragashit.

I ndjeri është dërguar me autoambulancë në Emergjencë dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)