Ankohet qytetarja: Djali i një personi të fuqishëm ma shkeli prindin me Porsche dhe i njejti se ka mbajtur as 1 orë burg

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 16:02
Ankohet qytetarja: Djali i një personi të fuqishëm ma shkeli prindin me Porsche dhe i njejti se ka mbajtur as 1 orë burg

Në një reagim në profilin e saj në ‘facebook’, qytetarja  Sihana Ferhat Bejtuallahu po pretendon se Policia dhe Prokuroria nuk po e bëjnë punën e tyre si duhet sa i përket rastit të babait të saj që është goditur për vdekje nga një veturë në një nga rrugët e Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj ka më shumë se dy muaj që po endet nëpër institucione dhe që ka dërguar email-a, megjithatë thotë se s’ka asnjë përgjigje.

Siç pretendon ajo, personi që e ka goditur prindin e saj në rrugën tek sheshi Bill Clinton, ka qenë duke drejtuar veturën e tipit Porsche 911 dhe se është djali i një personi të fortë financiarisht dhe politikisht.

Sihana Ferhat Bejtuallhu thotë se ky person deri tani s’e ka mbajtur as edhe një orë burg, pavarësisht faktit se ia ka goditur prindin e saj me veturë, siç thotë ajo në shiritin rrugor për autobusë dhe me shpejtësi marramendëse.

Ajo këtë reagim e ka bërë, duke parë raportimet në media dhe ngritjen e shqetësimeve për trajtimin e rastit të vrasjes së 18 vjeçarit në Podujevë dhe rasteve të tjera.


Postimi i plotë:

 REAGIM lidhur me mos veprimin e drejtë apo “manipulimin e provave” të institucioneve ligj-zbatuese në rastet e fundit, duke përfshirë rastin e babit tim.

SOT bëhen 2 muaj e 7 ditë nga tragjedia që goditi familjen time e unë sorollatem nga institucioni në instutucion, dërgoj me dhjetra emaila e nuk kam as një përgjigje – CKA PO NDODHE?

Pavarësisht rezistencës sime dhe refuzimit për t’u përfshirë në postime e dhënë deklarata për medie edhe pse më është kërkuar disa here në lidhje me rastin e babait tim, sot, kur po shoh që raste të ngjashme po vazhdojn të nodhin cdo javë, po e ndiej përgjegjësi morale të reagoj publikisht në lidhje mos veprimin apo “manipulimin e provave” nga institucionet ligj-zbatuese në rastet e fundit.

Këtë reagim nuk do ta shkruaja nëse institucionet do kishin kryre punën e tyre si duhet apo adresojnë shqetësimet tona me shkrim pas ndodhjes së rastit. Por, mënyra se si Policia dhe Prokuroria e Kosovës e trajtoi rastin e vrasjes së babit tim dhe vrasjes makabre të djalit 18-vjeçar në Podujevë ishte alarm tjetër që nuk mund ta shpërfillja dhe tregoj edhe padrejtësit në lidhje me rastin e babit tim.

Babi im u godit me veturë, në pikë të ditës, midis Prishtinës e midis dhjetra njerëzve tjerë që ishin pjesëtarë të komunikacionit atë ditë të 2 dhjetorit 2023.

Personi që ishte vozitës i makinës Porsrche 911, vendosi të shtypte gazin për të tejkaluar kolonën e krijuar te sheshi Bill Clinton  (vend zakonisht shumë i ngarkuar)  ku në mes të ditës të kalojë në traken (shiritin) e autobusit, ku goditi me shpejtës marramendëse një këmbësor, një burrë me emër e mbiemër, babin tim.

Po na rastisi edhe që vozitësi të jetë i biri i një personi shumë të pasur dhe të fuqishëm, jo vetëm në rrafsh ekonomik, por edhe politiik. Rrjedhimisht, ky njeri, pavarësisht së kaluarës me disa vepra penale me fatalitet në komunikacion (që besoj mediat mund të marrin informata të sakt), nuk e ka mbajtur as një orë burg deri më tani!!!

Ndoshta një jetë, e as dy nuk mjaftojnë që prokuroria ta dërgojë dikë në mbajtje. Por teksa prokuroria mbase pret për më shumë jetë, për ne ajo jetë ishte GJITHCKA!

(Kosova Sot Online)