Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 08:07
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e datës 08 shkurt 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Mbahet vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës. ora 09:45)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet konferenca lansuese e projektit të financuar nga BE-ja “Avancimi i arsimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikës dhe praktikës së zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë (VleraED)”, të zbatuar nga Fakulteti i Edukimit UP, në partneritet me Universitetin e Prizrenit, MASHTI-n, Universitetin Graz (Austri), Universitetin Ludvig- Maximilians (Gjermani), Qendrën për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Institutin EdGuard. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, kati tre, Prishtinë, ora 10:00)

OJQ Aktiv mban konferencën “Sulmet ndaj lirive të mediave dhe shoqërisë civile. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it. Marrin pjesë Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, Stefano Tomat, komandant i Operacioneve Civile të BE-së dhe drejtor menaxhues i Kapacitetit për Planifikime dhe Veprime Civile (CPCC/KPVC), Giovanni Pietro Barbano, shef i Misionit EULEX. (Kompleksi i EULEX-it për Operacione dhe Mbështetje Zona Industriale, Prishtinë, ora 11:00)

(Kosova Sot Online)