Fushë-Kosovë: Një person gjendet i vdekur afër stacionit hekurudhor

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 09:14
Fushë-Kosovë: Një person gjendet i vdekur  afër stacionit hekurudhor

Një person është gjetur pa shenja jete dje afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë, përcjell “Kosova sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur përtokë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN

Lagjeja 28 , Fushë-kosovë 08.02.2024-13:45. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)