Një fabrikë në Gjilan përfshihet nga zjarri

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 10:04
Një fabrikë në Gjilan përfshihet nga zjarri

Një person ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një fabrikë në fshatin Budrikë Poshtme, në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit.

Policia ka njoftuar se rasti lidhur me këtë ngjarje mbetet të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kishin filluar intervenimin për lokalizimin e zjarrit, nga kontakti me pronarin bën të ditur se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe dëmi është i konsiderueshëm. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)