Kurti: Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

  • E.k /
  • 09 February 2024 - 14:02
Kurti: Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndër të tjera ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi.

Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)