Obiliq: Një roje ishte duke ruajtur depon, tre persona të panjohur e lidhin me forcë

  • E.k /
  • 10 February 2024 - 09:31
Obiliq: Një roje ishte duke ruajtur depon, tre persona të panjohur e lidhin me forcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë lidhur një roje me forcë në fshatin Mazgit në Obiliq dhe janë futur në depon ku ai ishte duke ruajtur, transmeton "Kosova Sot Online".

Nuk dihet nëse është vjedhur diçka.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

VJEDJHJE NË TENTATIVË

Fsh. Mazgit, Obiliq 09.02.2024-02:53. Viktima mashkull kosovar roje në një depo, ka raportuar se tre meshkuj të dyshuar të panjohur pasi e kanë lidhur viktimën, me forcë janë futur në depon të cilën ishte duke e ruajtur ai , por nuk dihet nëse është vjedhur diçka. Rasti duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)