Rama pyetet se a e kishte kërcënuar Arben Ahmetajn

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 11:05
Rama pyetet se a e kishte kërcënuar Arben Ahmetajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetje në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama foli para gazetarëve, duke mos iu përgjigjur asnjë pyetje që lidheshin me intervistën e Ahmetajt.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama. Kur u pyet nëse kishte kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.

(Kosova Sot Online)