Deçan: Theri me thikë një person dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia arreston të dyshuarin

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 15:24
Deçan: Theri me thikë një person dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia arreston të dyshuarin

Një therje me thikë ka ndodhur dje në një lokal në Deçan, dhe personi i dyshimtë ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se sot gjatë ditës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ta arrestojë atë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan, me datë 11. shkurt 2024 rreth orës 22:40, është informuar se në rrugën “Haki Povataj” në Deçan ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë të mprehtë ( Brisk) me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 12 shkurt 2024 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin E. B. i lindur me 1978”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)