Sinani e quan Arifin udhëheqës të katapultuar nga Vuçiqi

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 20:29
Sinani e quan Arifin udhëheqës të katapultuar nga Vuçiqi

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila është pjesë e jetës politike në Preshevë ka shkruar për takimet me bashkëvepritmarët politikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo nuk e la pa e akuzuar rëndë kundërshtarin politik Shqiprim Arifin që mban pozitën e kryetarit të Preshevës.

Sipas saj, Shqiprim Arifi është person i “shantazhuar nga partia e Aleksandër Vuçiqit.

Ndër tjerash ajo ka deklaruar se Preshevës nuk i duhet një kryetar që bëhet lajm në mediat e Beogradit për kritika ndaj kryeministrit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)