Maqedonci: Kosova pret oferatat nga SHBA

  • A P /
  • 12 February 2024 - 23:05
Maqedonci: Kosova pret oferatat nga SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i është gëzuar lajmit se Kongresi në SHBA nuk ka kundërshtuar shitjen sistemit anti-tank Javeline, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu, Maqedonci thotë se tani Kosova pret oferatat nga SHBA-ja.

Ai deklaroi se është fakt i kryer paisja e Kosovës me Javeline.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë. Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka thënë ministri i Mbrojtjes. 

(Kosova Sot Online)