Ky është ish futbollisti i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau të dashurën

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 22:02
Ky është ish futbollisti i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau të dashurën

Një futbollist italian është dënuar me burg pasi ka rrahur për vdekje ish-të dashurën e tij, me çekiç e shkop bejsbolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Giovanni Padovani, 28 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alessandra Matteuzzi, 56 vjeçe, jashtë shtëpisë së saj në gusht 2022 në Bolonjë.

Image

I maskuar dhe nën kërcënimin e armës, hajni vjedh në një zyrë 4.600 euro në Ferizaj

Theren me thikë dy persona në Prizren, rasti po hetohet

Edona James flet për kohën kur ndërroi gjininë: Nuk kam guxuar të dalë në rrugë, është ...

Një tornado ka goditur ishullin Rodos të Greqisë – vijnë detajet dhe pamjet nga atje

Shqiptohen 193 masa në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Alessandra ishte në telefon me të motrën Stefania, e cila dëgjoi britmat e saj teksa u rrah me një çekiç, një shkop bejsbolli dhe përfundimisht një stol që Padovani kishte ngritur.

Ish-qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur për Sancataldese dhe është gjithashtu një ish-model, i ka zënë pritë Alessandras pasi ekipi i tij i tha të qëndronte larg një seance stërvitore.

Stefania i tha një stacioni televiziv lokal: “Ajo doli nga makina e saj dhe filloi të bërtiste, “Jo Giovanni, jo, të lutem”.

“Isha në telefon. Unë menjëherë thirra [policinë] që shkoi menjëherë”.

Pasi çifti u nda, Padovania e bombardoi me mesazhe dhe telefonata, duke e shtyrë atë ta raportonte për ndjekje.

 

Por ai vazhdoi të sabotonte makinën e saj, shkëputi matësin dhe madje u përpoq të ngjitej në ballkonin e saj.

Padovani u përpoq t’i tregonte gjykatës se nuk ishte në gjendje të mirë mendore në momentin e sulmit. 

(Kosova Sot Online)