Braho: Albin Kurti është i pashantazhueshëm

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 22:23
Braho: Albin Kurti është i pashantazhueshëm

Analistja Alisa Braho ka deklaruar se përshtypja e saj është se kryeministri Albin Kurti është i pashantazhueshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se Kurti nuk ka dosje që mund të shantazhohet nëse nuk e bën ndonjë veprim.

“Më duket që Kurti është i pashantazhueshëm aq lehtësisjt të paktën, p.sh, liderët e tjerë të rajonit si Rama, nuk është njeri i dosjeve. Nuk ka dosje që ti mund t’ia shkundësh dhe t’i thuash ti nuk ke për ta bërë këtë, pa pasur nevojë fare  të dalë dhe të bëhet publike”, u shpreh Braho.

(Kosova Sot Online)