Podujevë: Punëtorja e bankës dorëzon në Polici 7380 monedha metalike nga 2 €, dyshohet se janë të falsifikuara

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 09:51
Podujevë: Punëtorja e bankës dorëzon në Polici 7380 monedha metalike nga 2 €, dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare e bankës në Podujevë ka dorëzuar 7380 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)