Stoltenberg: Inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 11:48
Stoltenberg: Inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të çojnë në eskalim të mëtejshëm të tensioneve.

Ai ka thënë se rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë ,është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe ka thënë se inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen me mirëbesim në dialog.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg.

(Kosova Sot Online)