ZKM njofton për takimin e djeshëm të Kurtit me shefin e OSBE’së

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 12:00
ZKM njofton për takimin e djeshëm të Kurtit me shefin e OSBE’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dje shefin e misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport,përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ata kanë diskutuar mbi temat aktuale në Kosovë.

“Në takim, ndër të tjera u theksua rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç ‘rast u përmend video mesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë, në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e rregullores në fjalë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)