Krasniqi: Shkrimi i parullave dhe vendosja e grafiteve te shumta ne pjesën veriore të Kosovës, janë veprime strategjike

  • E.k /
  • 14 February 2024 - 15:39
Krasniqi: Shkrimi i parullave dhe vendosja e grafiteve te shumta ne pjesën veriore të Kosovës, janë veprime strategjike

Në veri të Mitrovicës janë vendosur disa grafite me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grafite të ngjashme janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Profesori universitar Kolë Krasniqi, vendosjen e grafiteve e ka parë si veprime strategjike që kanë për qëllim komprometimin ndërkombëtar të aparatit shtetëror të Kosovës, duke i nxitur ne vazhdimësi organet tona shtetërore për ndërmarrjen e masave te nevojshme ligjore.

(Kosova Sot Online)