Për kënd i ndau Kurti 45 mijë euro?

  • A P /
  • 14 February 2024 - 16:30
Për kënd i ndau Kurti  45 mijë euro?

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndarjen e 45 mijë eurove për Forumin Ekonomik të Vjenës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, kjo është bërë me qëllim të promovimit të vendit.

Vitin e kaluar, Kosova për herë të parë ka qenë nikoqire e këtij forumi, në kuadër të të cilit ishte mbajtur konferenca “Vienna Economic Talks” në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)