
Përdhoset varri i nënës së Nikolla Sanduloviq-it, "Më dërguan mesazh që t’i nxirrja eshtrat e nënës"

Persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviq, kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj meje. Dje kanë përdhosur varrin e nënës sime pasi unë kam vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit më dërguan mesazh që t’i nxirrja eshtrat e nënës dhe t’i fusja në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.
“Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.
The persecution of Aleksandar Vučić and his terrorist gang from Kosovo in cooperation with the BIA against Nikola Sandulović continues.
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 15, 2024
Yesterday they desecrated the grave of Nikola Sandulović's mother because he laid flowers on the grave of the murdered seven-year-old Albanian… pic.twitter.com/cK0Q5UtCDL
(Kosova Sot Online)