Krasniqi: Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i shkatërru aleancat e Kosovës

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 21:45
Krasniqi: Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i  shkatërru aleancat e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kurti nuk e ka legjimitetin e shkatërrimit të aleancave të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i  shkatërrua aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”.

Sipas tij, automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës si ka qenë gjithmonë në të kaluarën.

“Automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës aty ku ka qenë dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët e vendit tonë”, theksoi kreu i PDK-së.

(Kosova Sot Online)