Për një muaj e gjysmë të këtij viti, 20 mjekë kanë marrur dokumentacion për largim nga Kosova

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 11:23
Për një muaj e gjysmë të këtij viti, 20 mjekë kanë marrur dokumentacion për largim nga Kosova

Kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu, tregoi se brenda një muaj e gjysmë të këtij viti, 20 mjekë e kanë marrur dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, shumica në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ky trend është i njëjtë si vitet e e kaluara.

Sejdiu tha se brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar.

Ndërsa, 440 mjekë tjerë sipas Sejdiut janë të papunë. Për këtë, ai kërkon të sistemohen sa më shpejtë.

“Këto një muaj e gjysmë të këtij viti janë 20 kolegë tanë të cilët vetëm se kanë marrë dokumentacionin e duhur që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, në këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluara që fatkeqësisht mund të them që brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar, në nivelin primar vetëm se është duke u ndjerë. Është një problem menaxherial gjithashtu edhe politik. Ne i kemi afër 440 mjek të pa punë të cilët presin të punësohen, sistemi primar nuk e bënë atë që duhet bërë t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndanë ata. Momentalisht mjeku është në pozitë të keqe, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova nga vetvetja flasë, nuk shohin një perspektivë”, tha Sejdiu gjatë shënimit të Ditës Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë.

(Kosova Sot Online)