Rohde uron Kosovën: Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdoj të jetë mike e ngushtë e juaj
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Të dashur qytetarë të Kosovës me rastin e Ditës tuaj të Pavarësisë, të gjithë kolegët e mi të ambasadës dhe unë në veçanti ju urojmë juve gëzuar Ditën e Pavarësisë”, tha Rohde.
Rohde ka shkruar se Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdoj të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Rohde krahas videos.
Happy Independence Day, dear Kosovo🇽🇰🫶🏽
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 17, 2024
Rest assured that Germany🇩🇪 will continue top be a close friend and strong partner on your way to Euro-Atlantic Integration!
🇩🇪🤝🏽🇽🇰 pic.twitter.com/xBcyr4klIS
(Kosova Sot Online)
