Në bazën amerikane në Gjermani një kontigjent i FSK-së kryen ushtrimin fushor

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 13:39
Në bazën amerikane në Gjermani një kontigjent i FSK-së kryen ushtrimin fushor

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33″ dhe janë kthyer në Kosovë”, njoftoi FSK.

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, njofton FSK.

(Kosova Sot Online)