"U diagnostikova me një problem në zemër", Musliu tregon për operimin që do ta kryej jashtë vendit

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 09:12

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet operimit në zemër jashtë vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me problemin që ajo ka në zemër, thotë se është diagnostikuar para dy vitesh.

Sipas saj me rekomandim të mjekëve kosovarë, asaj i duhet që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

Tutje, Musliu ka shkruar se sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve.

Deputetja tha se i duhet të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj e përditshme.

(Kosova Sot Online)