Gjilan: Një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 10:54
Gjilan: Një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij

Një person është gjetur pa shenja jete dje në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raporti 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes

Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

“Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.”.

(Kosova Sot Online)