Rrëzohet një avion në këtë vend

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 14:51
Rrëzohet një avion në këtë vend

Një person ka humbur jetën pasi një avion u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit në Grenchen të Zvicrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur, ndërsa 11 pasagjerët kanë përdorur parashutat e tyre dhe kanë zbritur të sigurt në tokë.

Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

(Kosova Sot Online)