
Stano: Nuk ka plane për një raund të radhës të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kështu ka thënë ai nënjë përgjigje për agjencinë e lajmeve “Beta”
“Aktualisht nuk disponojmë me bazën e nevojshme për të njoftuar seancën e ardhshme të dialogut në nivel të lartë,” u shpreh ai.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte shprehur se priste një ftesë nga Brukseli së shpejti dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka nënvizuar se stabiliteti i vazhdueshëm dhe paqja në rajon janë të mundura vetëm përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
(Kosova Sot Online)