Rama: Të moshuarit do të zhvendosen në hotel derisa të pastrohet objekti që u përfshi nga zjarri

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 22:20
Rama: Të moshuarit do të zhvendosen në hotel derisa të pastrohet objekti që u përfshi nga zjarri

Kryetari i Prishtinës, bashkë me ekipin e tij,  ka dalë në vendin ngjarjes pasi një zjarr përfshiu shtëpinë e pleqve në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet që pas konsultimeve me ekipin e emergjencës është marrë vendimi që të moshuarit të zhvendosen në hotel derisa të bëhet pastrimi i objektit.

“Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku  nuk pati të lënduar, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipën përkatëse të drejtorëve vizituan vendin e ngjarjes dhe pas konsultimeve me ekipën e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipës për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit,  të zhvendosen në hotel.  Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore  janë duke u marr me rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)