Gjendet i vdekur një person në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 22:40
Gjendet i vdekur një person në këtë vend të Kosovës

Raportohet se trupi i një burri 77-vjeçar ëshë gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë  të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri”.

“Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër  të  prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion në  IML”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)