Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 08:04
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e datës 20 shkurt 2024 që do të ndodhin sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

SBASHK dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë organizojnë konferencën dy-ditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. (Ora 09:00)

Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Republikës së Turqisë, Ugur Unal viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit. (ASHAK, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të realizohet miratimi i projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ARRU-së për vitin 2022, por edhe shqyrtohet plani i performancës të AKP-së për vitin 2024 dhe plani i performancës të AKRK-së për vitin 2024 – i reviduar. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar: Ministri i MMPHI, Liburn Aliu. (Kuvendi, salla N302, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e certifikimit të mbi 200 të trajnuarve nga Semestri VII, në 8 modulet e avancuara të gjuhëve programuese (Ëeb Dev, CyberSecurity, Java Programming, Ëeb Dev Prof, Python, BigData, Machine Learning, Artificial Intelligence). Organizohet nga Prishtina REA dhe Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe marrin pjesë presidentja, Vjosa Osmani, Ambasadorit të BE në Kosovë, Tomas Szunyog, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 16:00)

(Kosova Sot Online)