![Trump planifikon t'i jap fund sëmundjes së kancerit me vetëm një vaksinë](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_trump1737644518.png)
Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, PRAK: Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor
![Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, PRAK: Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/21/auto_shskuk-600x3601708511364.jpg)
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova, përcjell “Kosova Sot Online”.
PRAK thekson se nga deklarata e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human.
“Ftojmë Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që ta hetojnë këtë rast, ta gjykojnë dhe ta dënojnë në përputhje me shkeljet e evidentuara.
Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve”, thuhet në reagim.
“Të vdes fëmiu brenda ditës dhe të kemi deklarata kontroverse rreth shkakut, kjo është e papranueshme. Falënderojmë mediat për sensibilizimin e këtij rasti, por, këtu ngrihen pikëpyetje, sa raste të tjera si ky mund të vdesin në heshtje dhe shkaktarët e vdekjeve t’i mbuloj dheu!?”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.
Ndryshe, një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë.
(Kosova Sot Online)