Bislimi tregon se “në ditët në vijim” dalin me disa masa për zbatimin e rregullores që e heq dinarin nga përdorimi

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 15:32
Bislimi tregon se “në ditët në vijim” dalin me disa masa për zbatimin e rregullores që e heq dinarin nga përdorimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar një listë prej 10 masash që do t’i ruajë qytetarët që të mos dëmtohen gjatë fazës së tranzicionit deri te zbatimi i plotë i rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila synon ta heq dinarin serb nga përdorimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“BQK-ja ka nxjerrë një varg të aktiviteteve e masave që synojnë të zbusin ndikimin e rregullores. Në ditët në vijim edhe Qeveria do të dalë me një listë prej 10 masave me të cilat do të tregojmë ne se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por fazë që më pas do të garantonte zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave”, tha Bislimi.

“Banka Qendrore ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash përmes së cilave synon ta zbusë këtë ndikim”, tha ai, duke folur për planin 10pikësh të BQK-së, të prezantuar para pak ditësh.

(Kosova Sot Online)