Hapet thirrja për bashkëfinancimin e projekteve në Komuna në vlerë 17 milionë euro
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna në vlerë prej 17 milionë euro, transmeton “Kosova Sot Online”.
Për këtë thirrje ka njoftuar Ministri Liburn Aliu, i cili ka treguar kriteret për përzgjedhjen e projektit.
“Aplikimit tuaj ju lutem që t’i bashkangjitni projektin me paramasë e parallogari dhe të tregoni nëse mund të participoni në financimin e tij”.
(Kosova Sot Online)
